MPB: 613 gjoba për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të fundit (06/07.03.2021) në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar gjithsejtë 613 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së virusit. Nga MPB-ja në vazhdimësi bëjnë thirrje për respektim dhe zbatim të masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me virus.