MPB: 517 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë natës së kaluar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 517 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga ana e Qeverisë dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.