MPB: 49 shkelje të orës policore, 512 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 20:00 e ditës së djeshme (11.04.2021) deri në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm, Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 49 shkelje të orës policore. Në ndërkohë në gjithë territorin e vendit janë regjistruar edhe 512 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.