MPB: 41 shkelje të orës policore, 451 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Nga ora 20:00 e ditës së djeshme (27.04.2021) deri në ora 05:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka regjistruar 41 shkelje të orës policore. Nga ky dikaster njoftojnë se janë regjistruar edhe 451 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si masë preventive për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.