MPB: 271 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë natës së kaluar në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsejtë 271 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rekomandimet dhe protokollet e miratuara nga ana e Qeverisë e që kanë për qëllim ballafaqimin me koronavirusin e ri Kovid-19.