Mozzik tregon mbështetjen për Efin pas rikthimit në BBVA: Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne

Rikthimi i Efit dhe Kiarës në Big Brother VIP Albania ndikoj që miqësia e tyre të krisej.

Gjatë spektralit të së martës dy vajzat kishin debatet të forta me njëra-tjetër ndërsa nuk mungoi as ndërhyrja e Luizit.

Pavarësisht se Efin e konsideronte  mikeshë para largimit të saj të parë nga shtëpia e famshme, Luizi u pozicionua në krah të partnere së tij.

Foto: TikTok

Por, përveç debateve dhe shumë situatave që krijoi ky raport i treshes, kjo ka ngjallur reagime edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Nuk ka munguar përkrahja për Efin edhe nga personazhet publike siç është reperi nga Kosova, Mozzik.

Foto: Efi/Instagram

Rap-artisti ka publikuar foton e Efit në InstaStory duke treguar se po e përkrah në rikthimin e saj në BBVA.

“Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne. Përpara Efi”, ka shkruar Mozzik krahas fotos së Efit.

Kujtojmë që pa eliminimit të saj të parë nga BBVA, Efi ishte protagoniste në videoklipin e fundit të Mozzikit “Fatkeqësi”. /Telegrafi/