Mozzik sonte publikon këngën e re në gjuhën gjermane, ka një befasi për fansat

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, sonte në orën 00:00 do ta publikojë këngën e tij më të re.

Projekti muzikor i tij vjen në gjuhën gjermane mirëpo do të ketë edhe një befasi në shqip.

Ishte vetë Mozzik ai i cili e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Reperi Mozzik po e shijon suksesin e projekteve paraprake dhe me të njëjtin ritëm po vazhdon tutje.