Mihrije Braha publikon me videoklip këngën “Kollaj”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Mihrije Braha është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Kollaj” titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videojlip në të cilin Braha shfaqet atraktive dhe përkundër viteve nuk e ka ndërmend të ndalet.

Tekstin dhe muzikën e këngës së saj të re e ka realizuar Arsim Bunjaku, ndërsa për orkestrimin është përkujdesur Astrit Halimi dhe Lul Vushtrria.