Mozzik publikon video duke kënduar Marshin e UÇK-së

Rep-artisti, Mozzik së fundmi ka publikuar një video duke kënduar Marshin e UÇK-së.

Në një postim në “Facebook”, artisti u shfaq bashkë me disa persona të tjerë duke ecur maleve teksa këndon Marshin e UÇK-së, shkruan lajmi.net.

“RRNOFTË USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS”, shkroi Mozzik sipër videos.

Ndryshe, reperi shpesh ka treguar mbështetje për ish krerët e UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë./Lajmi.net/