Mozzik pranë Hanës në ditën e parë të shkollës

Mozzik vazhdon të jetë ndër reperat më të komentuar të showbizit shqiptar.

Së fundi ishte komentuar lidhur me reagimet e tij pas konfirmit të lidhjes së Loredanës me futbollistin e Dortmundit, shkruan lajmi.net.

Reperi bashkë me Loredanën kanë edhe një vajzë.

E ditën e sotme ai ka njoftuar se vajza e tij Hana, ka filluar shkollën.

Ai ka ndarë disa imazhe nga kjo ditë e rëndësishme për ta, ku shihen bab e bijë së bashku në klasë.

”Hana filloi sot rrugëtimin e parë të saj në Shkollë . E normal që qenka ndjenjë shumë e bukur me pa fëmijën tënd duke e marrë me shumë dashuri e vullnet fillimin e shkollës.” ka shkruar Mozzik./Lajmi.net/