Mozzik vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore.
Reperi ka njoftuar se një tjetër projekt muzikor është rrugës, shkruan lajmi.net.
Kjo është bërë e ditur nga vetë reperi përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’.
Ai publikoi një fotografi në mesin e shumë makinave Lamborghini me ngjyrën e kuqe tipike të markës.
Mozzik ka gati këngën e re me titull “Escoziki” videoklipi i së cilës duket se është realizuar në Dubai.





