Mozzik përfundon në spital

Angazhimet e shumta me koncerte gjatë këtyre ditëve, artistëve u sjell edhe lodhje të madhe.

E kjo gjë bën që t’iu përkeqësohet edhe gjendja shëndetësore. Kështu duket se ndodhi së fundi me reperin Mozzik.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet duke u mjekuar në spital.

“Urime Vitin e Ri”, është mbishkrimi që ai ia ka lënë fotos.