Mozzik në listën e “YouTube Top Artist 2020” në Zvicër

Mozzik ka shënuar një tjetër sukses në karrierë.

Artistët shqiptarë çdo ditë arrijnë suksese në arenën ndërkombëtare, duke i bërë të gjithë krenarë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, reperi Mozzik me anë të një postimi në Instagram, bëri të ditur se ka arritur një sukses në Zvicër.

Ai në këtë vend hyri në listën “YouTube Top Artist 2020”, duke u dëgjuar për 117 javë me radhë.

Para tij, këtë gjë njoftoi se e arriti edhe Loredana. Mozzik gjatë këtij viti shijoi suksesin e albumit “Mozzart”, ndërsa pritet që shumë shpejt ta lansojë me klip duetin me Getinjon.