Mozzik me urim të veçantë për vajzën e tij

“Kur do rritesh dashtë zoti do i lexosh e kuptosh shumë gjëra” Vajza e artistëve të njohur Loredanës dhe Mozzik sot feston ditëlindjen e parë. Në këtë ditë të veçantë për Hanën, përveç urimit prekës të Loredanës, një të tillë e ka bërë edhe reperi shqiptar Mozzik. Artisti ka shfrytëzuar Instagramin për ta uruar vajzën e tij, ku ka shkruar se viti me të ka shkuar shumë shpejt, shkruan rtv21.tv “Sa shpejt shkuan një vjet. Urime vajza ime datëlindjen tënde, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse je e vogël, por kur do rritesh dashtë zoti do i lexosh e kuptosh shumë gjëra”, ka shkruar Mozzik. Kujtojmë se Mozzik ka konfirmuar se ata kanë filluar procedurat e shkurorëzimit muaj më parë, megjithatë u shpreh se po vonojnë për shkak të ligjeve në Zvicër.