Mozzik ka një mesazh për Hanën: Nuk do të jem kurrë një baba i keq

Mozzik, shpesh ka shprehur dashurinë dhe kujdesin që ka ajo ndaj vajzës së tij, Hanës.

Reperi jeton në Kosovë, ndërsa Hana jeton në Zvicër së bashku me Loredanën, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Luizi përmes një postimi në rrjetin social Instagram, tha se nuk do të jetë kurrë një baba i keq.

“Unë mund të jem shumëçka, por një baba i keq nuk do të jetë kurrë njëra prej tyre”, thuhet në postimin që ai ka publikuar.

Mozzik gjithashtu i ka kushtuar edhe një këngë vajzës së tij./Lajmi.net/