Mozzik i dashuruar në qytetin e Dubait

Mozzik është njëri nga reperët e njohur shqiptar që njihet edhe për jetën e tij luksoze.

Reperi nuk heziton të vizitojë shtete të shtrejta, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka zgjedhur si destinacion Dubain.

E me sa duket ky qytet po i pëlqen shumë.

Kjo pasi ai publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihej rrugëve të qytetit metropolitan, në mbishkrimin e së cilës shkroi: “Me të vërtetë, unë jam në dashuri me Dubain”.

Menjëherë pas kësaj, reperi ferizajas ndau me ndjekësit e tij të shumtë në InstaStory një tjetër fotografi, ku shihej duke pozuar i zhveshur para pasqyrës./Lajmi.net/