Mozzik falënderon fansat për mbështetjen: Më falni nëse e bëra tollovi pak

Reperi Mozzik gjatë ditës së djeshme ka nisur turneun promovues për albumin e ri “Mozzart”.

Ai vizitoi disa qytete të Kosovës me një autobus, ku takon nga afër fansat dhe u dhuroi atyre nga një CD të albumit, falas.

Për ta parë Mozzikun, të rinjtë ishin grumbulluar pa distancë, e disa prej tyre edhe pa maska, pavarësisht rrezikut të infektimit me COVID-19. Reperi është kritikuar se po rrezikon shëndetin e qytetarëve, duke organizuar tubime të tilla gjatë kësaj periudhe, kështu nuk arriti të ua plotësoj dëshirën fansave edhe në disa qytete të tjera përfshirë këtu Prizrenin.

Megjithatë Mozzik i ka falënderuar edhe njëherë fansat për mbështetjen nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram dhe ka kërkuar falje për gjithë ‘tollovinë’.

“MOZZART..Ju dua shumë , ju pafsha gjithmonë të buzëqeshur se për këto buzëqeshje e kam bërë këtë,dhe për asnjë përfitim tjetër . Më falni nëse e bëra tollovi pak ❤️ Sinqerisht Mozzik ! 🙏🏻”, ka shkruar ai pranë postimit.