Mozzik: Faleminderit arsimtarit të muzikës që ma kishte lënë njësh në klasën e tetë

Mozzik aktualisht po shijon suksesin e këngës “Edhe ti”, në bashkëpunim me Taynën.

Dueti i tyre po prin në shumë shtete, ndërsa në kanalin YouTube kënga ka marrë afro 5 milionë klikime për dy ditë.

Me anë të një postimi, reperi ka treguar se kur ishte në klasën e tetë, arsimtari i muzikës e kishte vlerësaur me njësh, ndërsa tani ai ia rikujton atij se ku ka arritur pikërisht me muzikë.

Faleminderit Arsimtarit t’muzikes ma pat lon 1sh n’klas t’8 ..prej asaj dite krejt zar hahaha..numer #1 n’trends naper 9 vende t’botes me muzike 🤣#1SH #SHOKI #FAKTE
Faleminderit Popullit 🤝
Konga e re po shenon shifra 2ditë/5Milion klikime ❤️
“, ka shkruar ai.