Mozzik e Getinjo postojnë foto me prindërit: Faleminderit që na keni mësu se çka është dashnia

Kosova u trondit nga rasti i rëndë me 11 vjeçaren e cila u dhunua nga pesë persona.

Lidhur me këtë rast kanë reaguar shumë personazhe publike, shkruan lajmi.net.

Për këtë kanë reaguar edhe dy vëllezërit reperë, Mozzik e Getinjo.

Në një foto me prindërit, dy reperët nga Ferizaji kanë falënderuar prindërit e tyre për këshillat e dhëna gjatë jetës.

“Sa i perket muzikes,e ndjekim trendin boteror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i perket jetes private dhe sjelljes me njerezit e kemi ndjek gjithmone fjalen e babes dhe nanes. Faleminderit Babe dhe Nane qe na keni kshillu dhe na keni msu gjithmone se qka eshte respekti dhe qka eshte dashnia! Ju pershendesim” thuhet në reagimin e reperëve./Lajmi.net/