Mozzik dhe Loredana rikthehen nga Dubai

Mozzik dhe Loredana ka ditë që kanë shijuar pushimet në vendin luksoz, shkruan lajmi.net.

Dyshja  siç duket sot janë rikthyer nga atje por cili është destinacioni i radhës nuk e kanë zbuluar. Ata kanë publikuar fotografi nga aeroplani në profilet e tyre zyrtare në rrjete sociale.

Mozzik ishte ai i cili postoi një imazh nga aeroplani, teksa shihet se mban edhe maskën mbrojtëse ndaj Covid-19, kurse Loredana ka postuar foto nga aeroporti derisa ka shkruar se është tejet e lodhur.

Ndryshe, pas disa muajve ndarje Mozzik dhe Loredana janë rikthyer së bashku dhe ky pushim mbase edhe iu ka ndihmuar ta përmirësojnë lidhjen e tyre./Lajmi.net/