“Rosenkrieg” mban titullin kënga e tyre, e cila do të jetë e kompletuar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, dyshja njoftuan edhe datën e lansimit të projektit të tyre muzikor përmes rrjeteve sociale.
“00:00 Rosenkrieg sonte”, ka shkruar Mozzik në një postim të publikuar në Instagram i cili shihet pranë Loredanës.
Ky bashkëpunim i tyre është pjesë e albumit “No Rich parents” të cilin nuk kanë zbuluar detaje se kur do publikohet.
Ndryshe, Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar sërish pas disa muajsh ndarje./Lajmi.net/