Roma ka marrë fitoren e parë në këtë edicion të Serie A, pasi ka mposhtur Empolin me rezultat 7-0.
Ka qenë fitorja e parë e Giallorosëve këtë edicion dhe atë duke shënuar plot shtatë gola ndaj Empolit të fundit në tabelë.
Megjithatë trajneri i Romës, Jose Mourinho ka thënë se nuk luajtën në atë mënyrë për të fituar 7-0, teksa ka deklaruar ndër të tjera se i vije keq për Empolin.
“Duhet të mendoj ndryshe. Ne luajtëm mirë, por jo për të fituar 7-0. Është diçka që ndodh, nuk është se luan për të fituar me një rezultat si ky”.
“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, jo me uniformitet, por me shume ulje-ngritje. Në nivel fizik mund të shohësh që ka lojtarë që nuk kanë kushtet për të luajtur një ndeshje 90 minutëshe”.