Mourinho telefonon Lukakun, dëshiron ta ketë nën urdhrat e tij

Romelu Lukaku mund të rikthehet në Serie A, por jo te Interi.

Është përfolur për një kalim të sulmuesit belg te Juventusi, por as kjo nuk do të ndodhë se paku këtë verë.

Roma është duke kërkuar një sulmues dhe belgu po shihet si alternativa kryesore e Giallorosëve për repartin ofensivë.

Gazzetta Dello Sport’ ka raportuar se Mourinho ka biseduar me Lukakun dhe i ka kërkuar atij të transferohet te Roma.

Gjithnjë sipas gazetës italiane, Roma pritet të dërgojë ofertë zyrtare te Chelsea për huazimin e belgut me mundësi blerje në fund të sezonit.

Kryeqytetasit italianë kanë vetëm Andrea Belottin në sulm, pasi Tammy Abraham është lënduar dhe janë të etur për të nënshkruar me një sulmues të ri.

Lukaku mbetet dëshira kryesore, por nëse nuk arrihet belgu atëherë Roma do të transferojë Duvan Zapatan nga Atalanta.