Mourinho: Po të kisha mundësi, do t’i bëja 11 zëvendësime në pushimin e pjesës së parë

Trajneri portugez bëri deri në katër zëvendësime në pjesën e parë kur rezultati veç ishte 1:0, dhe gazetarët e pyetën atë pas ndeshjes pse e bëri atë.

“Do t’i zëvendësoja të gjithë lojtarët nëse do të kisha mundësi”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“E mbajta një thjesht sepse 45 minuta janë shumë të gjatë për të luajtur pa zëvendësues. Por lojtarët nuk kanë faj. Është vetëm faji im sepse zgjodha formacionin fillestar dhe vendosa se si do të luanim”, shtoi Mourinho.

Portugezi nisi ndeshjen me Bale dhe Carlos Vinicius, dhe në pushimin e pjesës së parë inkuadroi Hojbjerg, Lucas Moura dhe Son, ndërsa më vonë edhe Harry Kane.