Roma që po shënonte startin më të mirë që nga sezoni 2013/14, u “dorëzua” më në fund duke pësuar disfatën e parë sezonale nën urdhërat e Jose Mourinhos.
Trajneri portugez e analizoi sfidën pas ndeshjes duke theksuar se ata nuk u përshtatën me mënyrën e lojës së kundërshtarit, duke humbur shumë duele.
“Ne nuk u përshtatëm mirë me mënyrën e tyre të lojës, humbëm shumë duele individuale, e dinim që ata ishin të mirë në këto mbrojtje një me një, por ne ende donim ta tepronim topat e gjatë.
Pasi rikuperuan disavantazhin dy herë, ‘Giallorossi’ nuk ishin në gjendje të menaxhonin më mirë situatën në fushë: “Ne bëmë një gabim nga emocionet, sepse donim të shënonim. Gabimi ishte pozitiv. Ne duhet të kemi më shumë personalitet për të kuptuar momentet e vështira të ndeshjes.
“Mesfusha në 15 minutat e para nuk arriti të krijojë shumë. Veretout ishte shumë i kufizuar edhe për shkak të kartonit të verdhë. Ne nuk luajtëm mirë por më duhen disa orë para ekranit për të analizuar më mirë lojën në detaje”, përfundoi tekniku portugez.
Roma tani gjendet në pozitën e katërt tabelare me nëntë pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Napoli që rangohet e treta falë golaverazhit më të mirë, gjersa Inter dhe Milan ndajnë kreun me nga dhjetë pikë të mbledhura.