Motra shqiptare nga Vushtria, që mer pjesë në çdo protestë në Shkup (VIDEO)

Dje është zgjuar në ora katër të mëngjesit, me të vetmin qëllim që nga qyteti i saj Vushtria, të arrijë në Shkup për të qenë pjesë e protestës kundër rastit “Monstra” dhe rasteve tjera të montuara. Kjo nuk është pjesëmarrja e parë e saj në protesta. Sevdije Sadiku tani 20 vite merr pjesë në çdo protestë që mbahet në Maqedoni, kurse është pjesëmarrëse e rregullt edhe në çdo protestë që organizohet në Kosovë, Shqipëri, Luginë e Mal të Zi. Në intervistën për Lajm Tv, Sevdija flet për shkaqet që e shtyjnë të përkrahë protestat e motrave dhe vëllezërve në Maqedoni.