Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, janë përfolur vazhdimisht për një raport jo të mirë me njëra-tjetrën.
E krejt kjo thuhet ngase në fillimet e saj, Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena Sahatçiu – Ora, për t’i ndihmuar në rrugën drejt muzikës – por që në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.
Por befasia vet erdhi nga kjo e fundit, e cila mbrëmjen e së enjtes publikoi një fotografi me Duan në Instagram Story.
Elena e cila është menaxhere e Ritës, madje nuk i kurseu disa fjalë krenare për interpretuesen e hitit “New Rules”.
Foto: Elena Ora/InstaStory
“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Sahatçiu – Ora në mbishkrimin e një ‘selfie’, ku shihet me homloogen e motrës së saj, Ritësw.
Gjakrat mes Ritës dhe Duas uduk sikur u ndezën edhe më shumë me koncertet e fundit që ato mbajtën në Tiranë, ku secila prej tyre dukej se thumbonte njëra-tjetrën në rrjetet sociale lidhur me numrin e prezencës së pjesëmarrësve në koncertet e tyre përkatëse.
Foto: Dua Lipa/InstaStory
Dua dhe Rita ndërkohë nuk e ndjekin fare njëra-tjetrën në rrjetet sociale, por që në konferencat për shtyp të mbajtura në Kosovë dhe Shqipëri, kanë folur mirë për njëra-tjetrën. /Telegrafi/