Motra e Kim Kardashian sfidon të ftohtin, Kendall shfaqet me bikini në mes të borës

Kësaj radhe Kendall Jenner nuk shpëtoi pa marrë vëmendje të madhe mediatike me postimet e saj të fundit.

 

Motra e Kim Kardashian, Kendall, e cila është një nga modelet më të njohura dhe të popullarizuara në botë ka sfiduar të ftohtin duke u shfaqur me bikini mes akullit dhe temperaturave të ulëta.

Ajo ka pozuar në akull dhe në të ftohtë duke publikuar disa foto në rrjetin e saj në Instagram duke bërë ‘banjë të akullt’.

Ndryshe, Kendall Jenner është një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ku në Instagram ajo numëron 214 milionë ndjekës.