Motra e Almeda Abazit i jep fund beqarisë, martohet me Kenan Sipahi

Motra e saj, Ilda i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me martesë, shkruan lajmi.net.

Ilda dhe partneri i saj turk, Kenan Sipahi i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të mbajtur në Ciragan Palace Kempinski, në Stamboll.

 

Ka qenë, Almeda Abazi ajo e cila ka publikuar fotografi dhe video në profilin e saj zyrtar në Instagram derisa shihet se  Ilda kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë, tepër elegant për ditën më të rëndësishme të saj.

“Ju dua shumë zemrat e mia, qofshi të lumtur”, shkroi Almeda në postimin e saj./Lajmi.net/