Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, kurse në male me borë.

Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshëm, të pasuar me shtrëngata të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat do të lëvizin nga 0 në 18 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu. Në fund të ditës reshjet e shiut do të ndalen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat do të jenë nga 8 deri në 15 gradë.