Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe diell, posaçërisht në orët e pasdites. Do të fryjë dhe erë, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2, ndërsa ajo maksimale prej 4 deri në 13 gradë.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe diell, do të fryjë dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 9 gradë Celsiusë.