Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ftohtë në mëngjes, ndërsa me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -11 deri në -2, kurse maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Vijon periudhë moti stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit në disa lugina.