Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga pjesa veriore e vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -6 deri 2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 4 deri 13 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe më ftohtë.