Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira, ndërsa nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 9 deri 18 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.