Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të ketë reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullimë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri në 34 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga veriu.

Në ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë me erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu.