Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se gjatë ditë do të ketë mot të paqëndrueshëm me reshje të mëdha të shiut, bubullima dhe erë të fortë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 18 deri në 33 gradë celsius.

Edhe nesër moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut.