Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Nga mesdita do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, dhe herë pas here e fortë nga perëndimi në vende të caktuara në pjesët perëndimore. Temperaturat do të arrijnë nga 8 gradë celsius deri në 21. Ndërsa moti në Shkup, pjesërisht i vranët. Pasdite, do të ketë reshje të herëpashershme shiu në disa pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Lajme Moti sot me vranësira



