Moti sot me vranësira të ndryshueshme

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të përkohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 15l/m2), të ndjekura me paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 14 deri në 20 gradë Celsiusë.