Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 21 gradë

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në vendet më të larta, erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 13 deri në 21 gradë Celsiusë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryj dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë.