Moti sot me diell, gjatë javës me borë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell, por me erë të dobët.

Gjatë paradites në disa lugina do të ketë edhe mjegull.

Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë prej -9 deri në 0, ndërkaq maksimalja prej 3 deri 9 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pakta dhe me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të ulet në -4, kurse maksimalja do të arrijë deri në 6 gradë, transmeton TV21.

Nga e hëna moti do të jetë stabil dhe i thatë me kushte të paraqitjes së mjegullës, por gjatë orëve të paradites. Të hënën – gjatë mbrëmjes dhe të martën – gjatë paradites do të krijohen kushte të reshjeve lokale të borës.

Do të fryjë erë e fortë veriore. Në dy ditët e ardhshme do të jetë stabile, ndërkaq reshje të reja të borës dhe shiut pritet nga e enjtja deri në fund të ditës së premte.