Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa në pjesët jugore do të ketë kushte për reshje të shiut të dobët, njoftojnë nga enti hidrometeorologjik.

Temperatura maksimale do të sillet nga 12 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura maksimale do të arrij deri në 17 gradë Celsius.