Moti sot i ndryshueshëm, rritje të temperaturave mesatare

Moti në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, përgjatë Vardarit ku herë pas here të ketë erë të përforcuar veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej – 9 deri në 4 gradë, ndërsa e ditës prej 0 deri në 7 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe ftohtë, me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në -6, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 7 gradë.

Në periudhën e ardhshme do të mbisundojë mot stabil me rritje graduale të temperaturave të ditës.