Moti sot do të jetë jetë i vranët dhe kohë pas kohe do të ketë reshje të shiut

Moti sot do të jetë jetë kryesisht i vranët, nga orët e pasdites në pjesën perëndimore dhe më pas edhe në pjesët tjera të vendit do të ketë reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Në pjesët malore në perëndim do të bie borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, veçanërisht përgjatë Luginës së Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 1 deri në 6, dhe ajo maksimalja do të arrijë prej 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët. Pasdite do të ketë reshje të shiut dhe do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore. Temperatura minimale do të ulet deri në 3, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 10 gardë.

Të dielën, kryesisht në orët e pasdites, reshje do të ketë në pjesën më të madhe të vendit, do të jenë me intensitet mesatar dhe në disa vende veçanërisht në perëndim do të jenë më të rrëmbyeshme (diku mbi 25 litra në metër katror). Në malet në pjesët perëndimore do të bie bir e cila në orët e mbrëmjes do të ulet gradualisht edhe në vendet më të larta. Do të ketë erë mesatare deri në të përforcuar, ndërsa të hënën erë perëndimore.

Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë të ajrit nga e hëna nga fundi i ditës do të jetë më ftohtë me reshje të cilat do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta. Natën drejt të martës në rrugë do të ketë paraqitje të shiut të ngrirë dhe do të fillojë të fryjë erë mesatare veriore. Të martën moti do të jetë me erë dhe deri në fund të ditës reshjet do të kalojnë në borë në pjesën më të madhe të vendit.