Moti sot do të jetë i ndryshueshëm

Duhet pasur kujdes në veshjen që do të bëni sot, pasi moti do të jetë i ndryshueshëm, bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të jetë me vranësira dhe me reshje të dobëta të shiut, shoqëruar edhe me erë.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7, kurse maksimalja do të arrijë prej 14 deri në 19 gradë.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në 7 kurse maksimlaja do të arrijë në 18./TV21