Moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, shtrëngata, erëra të forta dhe kushte për breshër.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 7 deri në 12, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 29 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullimë, ndërsa do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive.