Moti sot

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me temperaturë maksimale prej 14 deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa pasdite përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi lokal.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Nga nesër vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut dhe erë e përforcuar jugore. Të premten dhe të shtunën në orët e pasdites do të kemi mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, në disa vende të ndjekura me bubullima dhe erë të fuqishme.