Moti sot

Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor dhe juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 2,deri 6, ndërsa maksimalja nga 8 deri 13 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje të dobëta shiu dhe erë e lehtë jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.

Deri të mërkurën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe me kushte për reshje lokale shiu, e më pas do të ketë një periudhë stabile dhe më të ngrohtë. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, gjë që do të shkaktojë shkrirje graduale të shtresës së borës.