Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe gjatë natës drejt së dielës me reshje shiu, e cila për shkak të depërtimit të masës së ajrit më të ftohtë do të ketë kushte që herë pas here të kthehet në dëborë në disa vende më të larta në pjesët veriore, ndërsa është e mundur edhe dukuri lokale e shiut të ngrirë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, herë pas here e fortë veriore përgjatë Vardarit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 2 deri në 7, ndërsa e ditës nga 4 deri në 11 gradë.

Në Shkup, kryesisht me vranësira, pasdite dhe në fund të ditës me reshje shiu, ndërsa në malet përreth me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të deri ulet në 4, kurse temperatura ditore do të arrijë deri në 6 gradë.

Të dielën dhe të hënën do të jetë me vranësira me shi, ndërsa në disa vende më të bollshme dhe me karakter të rrëmbyeshëm. Herë pas here do të fryjë erë e fortë jugore. Nga e marta, për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë të ajrit, reshjet në male do të jenë të borës dhe herë pas here do të ketë kushte dëbore në disa vende më të larta. Era do të ndryshojë drejtim në atë veriore.