Moti në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla lokale.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -11 deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 0 deri në 7 gradë.

Mot me diell do të mbizotërojë këtë fundjavë me mëngjese të ftohtë dhe vranësira mesatare gjatë ditës. Në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme bore në male dhe në vendet më të larta, sidomos në pjesët perëndimore ku do të formohet mbulesë e re bore. Në zonat më të ulëta reshjet do të jenë me shi dhe borë.