Moti sot me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa lugina të caktuara me mjegull, ndërkohë pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Do të fryjë dhe erë e mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 16 deri në 21 gradë.
Edhe në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë.




